Muratoria e Lirë është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha jo-fetare, jo-politike, vëllazërore dhe bamirëse në botë.

Lozha e Madhe e Kosovës
Çfarë është Muratoria?
Muratoria është një urdhër iniciues i angazhuar për kërkimin e përmirësimit të qënies njerëzore, përmes mjeteve të transmetimit dhe mësimdhënies që u vihen në dispozicion muratorëve (masonëve) tanë të inicuar.
Muratoria është e bazuar në parimet universale të Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërisë, dhe bëhet një shkollë e përmirësimit etik në shërbim të njerëzimit, punon për Paqen dhe Drejtësinë, si dhe për përparimin moral, intelektual dhe material të shoqërisë.
Masoneria kërkon të vërtetën, duke ikur nga dogmatizmi dhe përgatitet për zhvillimin intelektual dhe moral të qenies njerëzore.
Lozhat Vartëse

Dardania
Dardania është Lozha e parë e themeluar në Qershor të 2014.

Ex Oriente Lux
EOL është Lozha e dytë e themeluar në Shtator të 2016.

Ulpiana
Ulpiana është Lozha e tretë e themeluar në Nëntor të 2016.

Shën Albani
SAL është Lozha e pestë e themeluar në Tetor 2020.