Themelohet Lozha e Instruksionit Pitagora Nr. 4

Me qëllim të edukimit të vazhdueshëm të anëtarëve të saj në frymën e traditës dhe filozofisë muratorike dhe duke marrë parasysh se Lozha e Madhe e Kosovës e jep rëndësi të madhe edukimit të vazhdueshëm të anëtarëve të saj, në një atmosferë festive e vllazërore, më 20 qershor 2019, u themelua Lozha e Instruksionit Pitagora Nr. 4. Qëllimi i kësaj Lozhe është që të ofrojë mundësi për Muratorët e Lirë, që përmes instrukcionit, edukimit dhe hulumtimit të zgjerojnë njohuritë e tyre sa i përket ritualeve dhe simbolikës së Muratorisë së Lirë, udhëheqjes dhe kryerjes së përgjegjësive e detyrave në Lozhë. Lozha Pitagora nuk do të jetë pjesë e ndonjë orienti të caktuar, por do të jetë në shërbim të të gjitha Lozhave në Republikën e Kosovës. Ajo do të ketë edhe bibliotekën me materiale të ndryshme hulumtuese, libra, dorëshkrime dhe dokumente tjera relevante.